I arrestuar i dytë për dallavere me vota në Junik është djali i Agron Kuçit

Aktuale

I arrestuar i dytë për dallavere me vota në Junik është djali i Agron Kuçit

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 11:04
Agron Kuçi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person si i dyshuar për dallavere me votat e diasporës.

Burime nga Komuna e Junikut tregojnë se personi i arrestuar është Flamur Kuçi, djali i kryetarit aktual të Junikut, Agron Kuçit.

Policia e Kosovës njoftoi më herët se ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë edhe një person, i cili dyshohet se së bashku me disa persona të tjerë ka tentuar që të ndikojë në procesin zgjedhor, konkretisht tek votuesit e diasporës.

Image
Flamur Kuçi

“Ka tentuar të dërgojnë kopje të dokumenteve personale të personave të ndryshëm dhe një listë me emra dhe mbiemra të personave të cilët jetojnë jashtë vendit (votues nga diaspora)”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës për këtë kapje në Aeroportin Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat