Policia ia arreston edhe djalin për dallavere me vota, ky është reagimi i kryetarit të Junikut

Aktuale

Policia ia arreston edhe djalin për dallavere me vota, ky është reagimi i kryetarit të Junikut

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 11:10
Blerina Sallaj dhe Agron Kuçi, foto ilustrim nga "Bota sot"

Pak më parë u raportua se në prangat e Policisë së Kosovës si i dyshuar për dallavere me vota ka përfunduar edhe Flamur Kuçi, i biri i kryetarit të Komunës së Junikut, Agron Kuçit.

Media nga burimet brenda Prokurorisë ka mësuar se Flamuri po dyshohet se në bashkëkryerje me zyrtaren e komunës së Junikut, Blerina Sallaj dhe aktivistë të tjerë të AAK-së kanë përgatitur materialin e sekuestruar nga Policia, që kishte destinacion diasporën.

Media ka kontaktuar me të parin e Junikut, Agron Kuçin, për rastin e arrestimit të djalit të tij, por i njëjti ka refuzuar të përgjigjet sërish.

“Jo, nuk kam asnjë prononcim, kurgjo nuk kom”, tha ai.

Flamur Kuqi me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.

Edhe Blerina Sallaj, zyrtare në Komunën e Junikut, është ndaluar për 48 orë.

Ajo dyshohet se ka kryer veprën penale “dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimet”.

Mësohet se Blerina Sallaj është mbrojtur në heshtje gjatë intervistimit nga Drejtoria e Krimeve të Rënda.

Megjithatë, burimet thonë se ajo gojarisht ua ka rrëfyer të vërtetën Policisë që në kontaktin e parë në aeroport, kur u zu në flagrancë me materialet e sekuestruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat