“Nuk shtyhet bjeshka me gjoks”/ Ish-deputeti i LDK-së mbron Lutfi Hazirin, tregon kush po tenton ta njollosë

Aktuale

“Nuk shtyhet bjeshka me gjoks”/ Ish-deputeti i LDK-së mbron Lutfi Hazirin, tregon kush po tenton ta njollosë

Nga: A.ZH Më: 31 tetor 2021 Në ora: 11:47
Lutfi Haziri dhe Naser Rugova

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Naser Rugova, ka folur për “sulmet” ndaj nënkryetarit të partisë Lutfi Haziri.

Ai ka thënë se shpeshherë nuk është pajtuar me Hazirin, mirëpo për punët komunale, sipas tij, Haziri “iu jep shkollë të gjithëve”, përcjell Bota sot.

Rugova ka theksuar se Haziri është “njeri i proceseve të mëdha” dhe njëri “nga sofra e parë e Ibrahim Rugovës në lidershipin e LDK-së”.

Reagimi i Rugovës në Facebook:

Ditëve të fundit kori i kukuvajkave bolshevike ka filluar propagandën kundër LDK-së, personaliteteve të dëshmuara të saj dhe drejt komunave simbolikë qëndrese të LDK-së!

Filluan me Lutfi Hazirin. Me tentu me njollosë Lutfiun në aspektin patriotik dhe kombëtar është si me tentu me shty bjeshkën me gjoks.

Trungu i tij familjar dhe veprimtaria e tij 32 vjeçare flasin mjaft. Shpeshherë nuk jam pajtu me Lutfiun, bile edhe e kam kritiku, por si politikan, veprimtar e kryetar komune, Luta ju mbanë leksione të gjithëve, thjesht ju jep shkollë! Ideologjikisht i pathyeshëm, njeri i proceseve të mëdha, tani një nga njerëzit e pakët nga sofra e parë e Ibrahim Rugovës në lidershipin e LDK-së. Gjilani dhe qytetarët e tij e dinë më mirë.

Paskan fillu njëjtë edhe në Istog. Vlen maksima e njëjtë! Kot e keni!

Vazhdojmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat