Dalin detajet/ Ky dyshohet se është motivi i tentim vrasjes me breshëri plumbash në Malishevë

Aktuale

Dalin detajet/ Ky dyshohet se është motivi i tentim vrasjes me breshëri plumbash në Malishevë

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Vëllezërit Leotrim dhe Esat (Tahir) Bytyqi përfunduan në prangat e Policisë së Kosovës pasditen e djeshme, për shkak të dyshimit se tentuan ta vrisnin një person, në fshatin Shkozë të Malishevës.

Ata dyshohen se shkrepën 20 plumba në drejtim të një të afërmi të tyre, 35-vjeçar, po ashtu me mbiemrin Bytyqi.

Burimet brenda Prokurorisë Themelore në Gjakovë kanë thënë se motivi i tentim vrasjes me breshëri plumbash dyshohet se lidhet me një kontesti pronësor që vëllezërit kishin pasur me 35-vjeçarin.

Vëllezërit Bytyqi me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në vendin e ngjarjes, Policia njoftoi se ka gjetur dhe ka sekuestruar 20 gëzhoja.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili ka siguruar urdhëresën për kontroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat