Ambasadori i Gjermanisë flet për zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Aktuale

Ambasadori i Gjermanisë flet për zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 11:05
Jorn Rohde

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde është pajtuar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit është vonuar shumë.

Ai shkroi në Twitter se zbatimi arbitrar i sundimit të ligjit nuk është rruga që duhet ndjekur.

“Pajtohem plotësisht: Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 është vonuar prej kohësh siç rikujtoi Gjykata së fundmi.

Zbatimi arbitrar i sundimit të ligjit nuk është rruga përpara”, shkroi ambasadori Rohde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat