“Jo nga humbja në zgjedhje”, Latifi zbulon arsyen e dorëheqjes së Zaevit

Aktuale

“Jo nga humbja në zgjedhje”, Latifi zbulon arsyen e dorëheqjes së Zaevit

Nga: A.ZH Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 12:36
Blerim Latifi

Profesori universitar Blerim Latifi, ka thënë se Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, për shkak se nuk mund të përballojë sfidën identitare të vendosur nga Bullgaria.

Ai ka thënë se humbja në zgjedhjet e mbajtura dje, ishte pretekst për ikjen nga kjo barrë, përcjell Bota ot.

Sipas tij, Zaevi mezi ia doli ta përballonte marrëveshjen e emrit me Greqinë.

Reagimi i Latifit në Facebook:

Shumë njerëz dorëheqjen e Zaevit e kuptuan si veprim të një lideri që merr përgjegjësi për humbjen në zgjedhje. Por, ky veprim i Zaevit nuk besoj se reflekton ndonjë besim të tij në etikën demokratike.Në Ballkan nuk merret seriozisht ky term.Zaevi mezi ia doli ta përballojë marrëveshjen e emrit me Greqinë dhe, sigurisht, ai e dinte se nuk do të mund ta përballojë edhe një sfidë tjetër, po aq të rëndë: sfidën identitare të vendosur nga Bullgaria, e cila shtetit të tij ia ka mbyllur dyert e integrimit europian. Humbja në zgjedhje ishte pretekst fantastik për të që t'i ikë kësaj barre mbytëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat