“Do të pendoheni për dëshmitë kundër Thaçit, e dimë ku jeni”, kështu Baton Haxhiu po kërcënon dëshmitarët...

Aktuale

“Do të pendoheni për dëshmitë kundër Thaçit, e dimë ku jeni”, kështu Baton Haxhiu po kërcënon dëshmitarët...

Nga: P.R Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 18:48
Baton Haxhiu, Hashim Thaçi

Ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili po akuzohet nga Gjykata Speciale edhe për vrasjen e anëtarëve të LDK së, i ka dal në mbështetje njeriu i afërt i tij, Baton Haxhiu, pasi Specialja refuzoi lirimin me kusht të Thaçit.

“Është banale të mbahet kryetari i shtetit dhe ish-kryetari i Kuvendit dhe të akuzohen se mund të dëmtojnë provat. Në Kosovë ka kaluar që moti frika e njerëzve dhe askush nuk guxon që të sulmojë dëshmitarët. Përveç kësaj, asnjë nga dëshmitarët nuk jeton në Kosovë”, është shprehur Baton Haxhiu, duke shtuar se ngritja e Gjykatës Speciale është ndërtuar vetëm për një njeri, dhe ai është Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat