‘Gjykata speciale mos t’i lirojë me kusht Thaçin dhe të tjerët, ata mund të arratisen’, apelon familja Imeri

Aktuale

‘Gjykata speciale mos t’i lirojë me kusht Thaçin dhe të tjerët, ata mund të arratisen’, apelon familja Imeri

Nga: M.H. Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 06:57
Haki Imeri

Sot, më 2 nëntor bëhen plot 22 vjet nga vrasja mizore e veprimtarit për liri e pavarësi, arsimtarit Haki Imeri.

Familja Imeri e ka përkujtuar sot përmjet një shkrimi në faqen e Facebook-ut me të njëjtin emër, ku shprehen se ndjehen më të lehtësuar pasi ata që dyshohet se organizuan vrasjen e Haki Imerit, janë duke u gjykuar në Hagë nga gjykata speciale.

Sipas familjes, Specialja ka ngjallur shpresën se do të zbardhet vrasja e Haki Imerit, përcjellë “Bota sot”.

Ata thonë që nëntori i vitit 2020 ishte momenti i arrestimit të atyre për të cilët familja dyshon fuqishëm se qëndrojnë prapa vrasjes së Hakiut.

Gjithashtu, familja Imeri i drejtohet gjykatës speciale që të mos i lirojë me kusht të arrestuarit, pasi të njëjtit mund të arratisen dhe të mos dalin më para drejtësisë.

Postimi i plotë:

Sot, më 2, nëntor 1999 bëhen 22 vite nga kindapimi, dhe vrasja tinzare e më të dashurit tonë, Haki Imeri.

Teksa të akuzuarit që asokohe gjendeshin në pushtet ne kërkonim drejtësi për viktimat e tyre. Pushteti bllokonte çdo nismë të zbardhjës së vrasjeve politike. Jemi dëshmitarë të gjithë, se asnjë rast i vetëm nuk është zbuluar përgjatë dy dekadave.

Ky është një indeks i saktë që dëshmon se prapa vrasjëve politike qëndronin ata që kishin uzurpuar drejtesinë, dhe kapur shtetin për interesa dhe qëllime personale-klanore, fisnore.

Me formimin e Gjykatës Speciale shpresa jonë u ringjallë. Më në fund përsëri është SHBA-ja që vendosi të zbardh fatin e viktimave të vrasjeve politike, ashtu edhe po ndodhë.

Gjatë këtij rrugëtimi të dhembshëm, jemi ballafaquar me një fushatë të egër kundër nesh. Pse? Sepse kërkonim drejtësi.

Java e pare e nëntorit të vitit 1999 na ka mbetur në kujtesë si java kobshme dhe me tragjike në familjen tonë. Nuk fshihet dot nga kujtesa, ajo ngjarje e rëndë, tepër e rëndë, pesha e saj nuk matet me asgjë.

Por një nëntor tjetër, nëntori i 2020 është nëntori që arrestohen ata për të cilët dyshojmë fuqishëm se qëndrojnë prapa vrasjes së Haki imerit...

Drejtësia po vanuaka mbase ndonjëherë i duhen edhe dy dekada rrugë, deri në destinacionin final.

Ata, që nuk besojnë në drejtësi le të besojnë në Zot. Se drejtësia godet fuqishëm mos keni as më të voglin dyshim, do të jetë vetëm çështje kohe para se të goditen kujdestarët e krimit...

Dita e Gjykimit është proces që nuk ndalet.

Sot për Haki Imerin dhe të tjerët flet drejtësia në Hagë.

Falënderimet i takojnë SHBA-së, Prokurorëve Amerikan të dhomave të specializuara, për vënien para përgjegjësisë për krimet e kryera në perudhën 1998-2000 të atyre që në aktakuzë quhen 'Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale.'

Të nderuar Prokurorë të Dhomave të Specializuara dhe gjyqtarë të Gjykatës Speciale iu falendërojmë për profesionalizmin, vendosmërinë e juaj që më në fund po shëroni plagët e shoqërisë sonë me përpjekjet e juaja për të sjellë drejtësi për viktimat.

Drejtësi e cila i kishte munguar shoqërisë së Kosovës. Dhe ju e dini pse, sepse në krye të shtetit gjendëshin këta që ju po i akuzoni dhe gjykoni për krime të rënda kundër njerëzimit.

Një duhet ta keni të qartë se lirimi i tyre me kusht që të mbrohen në liri mund të jetë një goditje për ju (drejtesinë).

Tashmë ata janë në dijeni të përmbajtjës së aktakuzës dhe lirimi i tyre që të mbrohen në liri mund të u kushtoj me arratisjen e tyre.

Gjatë 20 viteve sa ishin në pushtet ata kanë plaçkitur Kosovën në forma të ndryshme, kanë ndërtuar infrastrukturen kriminale e cila ua garanton edhe arratisjen.

Nëse u jepni rastin që ata të mbrohen në liri, mosarratisjen e tyre nuk mund të ua garantoj asnjë institucion vendor, madje as ndërkombëtarë...

Le të filloj Gjykimi dhe drejtësia ta thotë fjalën e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat