Për raportimet se personi i shpallur non-grata është parë në Prishtinë, reagon edhe MPJD

Aktuale

Për raportimet se personi i shpallur non-grata është parë në Prishtinë, reagon edhe MPJD

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 11:09
MPJD

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka demantuar raportimet se zyrtari rus i shpallur person non-grata është parë në Prishtinë.

“Personi që është ekspozuar në media nuk është asnjëri nga zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, të cilët u shpallën persona non-grata ditë më parë nga MPJD-ja.

MPJD, është në favor të informimit të drejt dhe të saktë dhe është e përkushtuar për të shmangur keqinformimin e audiencës”, thuhet më tej në komunikatë.

Për këtë ka reaguar edhe Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar  se dy zyrtarët e shpallur “non-grata” Alexey Krivosheev dhe Denis Vengerskii, janë larguar nga Kosova nga data 23 tetor dhe që nga ajo kohë nuk kanë hyrë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat