Një nga kriteret për ata që duan të bëhen policë është që të mos kenë tatuazhe në vende të dukshme

Aktuale

Një nga kriteret për ata që duan të bëhen policë është që të mos kenë tatuazhe në vende të dukshme

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës para disa ditësh ka hapur konkurs për pranimin e policëve të rinj.

Sipas konkursi një nga kriteret është që kandidatët të mos kenë tatuazhe në ndonjë vend të dukshëm (fytyrë, qafë, duar).

Po ashtu ata duhet t’i përmbushin kriteret e moshës nga 18-30 vjeçar dhe të jenë në gjendje të mirë fizike mentale e emocionale.

Këto janë disa nga kriteret për aplikim.

a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;

c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;

d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;

e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;

f) Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar);

g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat