Ironizoi me Përparim Ramën, vjen reagimi ndaj Arben Vitisë, ja çfarë kërkohet

Aktuale

Ironizoi me Përparim Ramën, vjen reagimi ndaj Arben Vitisë, ja çfarë kërkohet

Nga: G.B Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 15:18
Arben Vitia dhe Përparim Rama

Petrit Zogaj ka reaguar ndaj kandidatit të VV-së për Prishtinën, Arben Vitia, i cili ka ironizuar me kandidatin e LDK-së për Prishtinën, Përparim Rama.

Përmes një postimi në Facebook, ai thënë se Vitia përmes një video denigruese e paska sulmuar Përparim Ramën, derisa ka pyetur se prej kur qenka normale që të përqeshet një person për mënyrën se si flet apo gjestet e tij, përcjell Bota sot.

Për këtë, Zogaj ka thënë se Vitia do të duhej të dënohej dhe të mos merret në konsideratë kandidatura e tij për kryetar të Prishtinës.

Postimi i tij i plotë:

Prej kur qenka normale që me e përqeshë një person tjetër për mënyrën se si flet, për zërin e për gjestet? Arben Vitia përmes një video denigruese e paska sulmuar Përparim Ramën. Kjo dozë fashizmi e Vitisë do të duhej me u dënu dhe njëkohësisht as mos me u marrë në konsideratë kandidatura e tij për kryetar të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat