Ish-këshilltari i Thaçit: Qysh po tallet me Ramën, Vitia tallej edhe me viktimat e pandemisë

Aktuale

Ish-këshilltari i Thaçit: Qysh po tallet me Ramën, Vitia tallej edhe me viktimat e pandemisë

Nga: A.ZH Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 20:38
Adil Behramaj

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka komentuar fushatën e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës Arben Vitia.

Behramaj ka thënë se Vitia është tallur edhe me Ministrinë e Shëndetësisë, sikurse po tallet me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Përparim Ramën.

Sipas tij, ish-ministri i Shëndetësisë, nuk ishte asnjëherë serioz në punë, përcjell Bota sot.

Reagimi i Behramajt në Facebook:

Kështu qysh po tallet me Përparim Ramën, Arben Vitia tallej edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, veçse atëherë me viktimat e pandemisë.

Video të ngjashme ka mundur të bënte edhe si ministër, sepse kurrë nuk ka qenë serioz në punë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat