Armend Zemaj për Arben Vitinë: Prishtina nuk ka nevojë për atë që zgërdhihet

Aktuale

Armend Zemaj për Arben Vitinë: Prishtina nuk ka nevojë për atë që zgërdhihet

Nga: P.R Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 21:00
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, përmes një postimi në facebook ka thënë se Prishtina ka nevojë për përparim dhe jo për rekorde të zeza, duke iu referuar numrave tragjik të pandemisë në vend gjatë verës, e ku Ministër i Shëndetësisë ishte Arben Vitia, i cili tani do të përballet në balotazh me Përparim Ramën e LDK-së për kryetar të Prishtinës.

“Prishtina duhet të jetë ashtu siç i ka hije. Ashtu siç e meriton. E gjallë dhe plot jetë. Plot shpirt e dashni. Dhe ashtu do të jetë. Ngaqë, të tillë e bën Përparim Rama. E kundërta, është Prishtina e pajetë”, shkruan Zemaj.

“Dhe të tillë dinë ta bën Arben Vitia. Pra, kryeqyteti ka nevojë për përparim dhe jo për rekorde të zeza.

Ka nevojë për atë që e zhvillon e jo për atë që zgërdhihet”, ka shkruar deputeti Armend Zemaj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat