‘Shpërthen’ Fadil Maloku: Shkëlzen Maliqi dhe Baton Haxhiu po e këshillojnë Edi Ramën si m’u bashkua me Serbinë gjakatare!

Aktuale

‘Shpërthen’ Fadil Maloku: Shkëlzen Maliqi dhe Baton Haxhiu po e këshillojnë Edi Ramën si m’u bashkua me Serbinë gjakatare!

Nga: N.Sh Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 21:02
Shkëlzen Maliqi dhe Baton Haxhiu

Profesori universitar, sociologu Fadil Maloku thotë se Shkëlzen Gashi dhe Baton Haxhiu po e këshillojnë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën se si të bashkohet me Serbinë.

Maloku, kështu është shprehur në një postim në Facebook, derisa e komenton vizitën e Ramës në Serbi, ku është duke e zhvilluar sonte.

Rama aty është pritur nga ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç, i cili u ballafaqua me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së muajin që shkoi.

Ministri serb e provokoi rëndë Osmanin, duke i thënë ndër të tjera, se kur flet për presidentin serb duhet të ngritët në këmbë dhe duke shtuar se, Vuçiq është edhe president i Osmanit.

Selakoviq vazhdimisht i drejtohej Presidentes së Kosovës si “qytetare e Kosovës”.

“Zonja Osmani duhet të qëndroni në këmbë kur të përmendi Aleksandar Vuçiq, sepse është edhe presidenti i juaj dhe duhet t’i kushtoni respekt presidentit tuaj”, është shprehur Selakoviq,

Tutje, ai i është drejtuar ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi si “Kasap i Ballkanit”.

Kurse, Maloku thotë se Rama më shpejt e bashkon Shqipërinë me Serbi se sa më Kosovën.

“Edi Ramoviq, më shpejt ta bashkon (lexo; e vë në vasalitet të plotë!) Shqipërinë me Serbinë se sa me Kosovën!

Ku ka këtu logjikë e kuptim me i BESUE këtij Edi Kristaqit dhe këshilltarëve (si qifti i Shkëlzen Maliqit dhe Baton Haxhiut) që më shumë e këshillojnë si me u bashkua me Serbinë gjakatare, se sa me Kosovën martire!? Ku?! Me jepni mendimet Tuaja, Ju lutem, ngase unë edhe mund të gaboj...”, shkruan ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat