Qëndron Kastrati në bisedime me këto dy parti për koalicione

Aktuale

Qëndron Kastrati në bisedime me këto dy parti për koalicione

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 16:00
Qëndron Kastrati

Qëndron Kastrati mund t`i bashkojë forcat me LDK-në dhe PDK-në për rundin e balotazhit në Kamenicë.

Këtë e bëri të ditur vetë Kastrati, i cili në një bisede telefonike tha se për momentin gjithçka është në nivelin e diskutimeve.

“Ajo që siguroj është që s`do të ketë pazare. Edhe nëse ka me pasë marrëveshje ka me qenë mbi fuqinë politike të secilit subjekt, neve, LDK-së dhe PDK-së. Kriter i dytë është që figurat e konsumuara politike mos me pasë përgjegjësi gjatë mandatit të ardhshëm”, u shpreh Kastrati.

Kastrati është i bindur se do të triumfojë para kundër kandidatit të tij nga radhët e VV-së, Kadri Rahimaj në garën për kryetar komune në Kamenicë.

“As që diskutohet kjo”, tha shkurt Kastrati.

Në rundin e parë Kastrati u rendit i pari në këtë komunë me 32,69% të votave, kurse Rahimaj i dyti me 30,37%.

Rundi i ri i garimit mes tyre do të zhvillohet më 14 nëntor.

Kamenica është njëra nga 21 komunat ku do të ketë rreth të dytë zgjedhor, shkaku se në atë të parin më 17 tetor s`pati fitues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat