Arben Vitia shfaqet duke luajtur bilardo me Albin Kurtin/ Shihni pamjet

Aktuale

Arben Vitia shfaqet duke luajtur bilardo me Albin Kurtin/ Shihni pamjet

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 16:58
Albin Kurti

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia ka publikuar një video ku shihet së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti tek luajnë bilardo e në të njejtën kohë edhe diskutojnë për qeverisjen e Kurtit dhe atë të Arben Vitisë, nëse ky i fundit merr postin e të parit të Prishtinës.

”Menaxhimi i Prishtinës kërkon bashkëpunim e përkushtim të përditshëm i cili deri më tash i ka mungu kryeqytetit.

Faleminderit Kryeministër Albin Kurti për mbështetjen!”, ka shkruar Vitia në mbishkrimin e videos.

Arben Vitia dhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojnë në balotazh në zgjedhjet e 14 nëntorit për të parin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat