Ky ështe vendimi i Gjykatës Supreme për ankesën e Listës Serbe, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-it

Aktuale

Ky ështe vendimi i Gjykatës Supreme për ankesën e Listës Serbe, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-it

Nga: M.H Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 12:30
Gjykata Supreme

Gjykata Supreme përmes një komunikate për media ka bërë të ditur që ka refuzuar ankesën e Listës Serbe.

Supremja e cilësoi të pabazuar ankesën e Listës Serbe duke e refuzuar atë, përcjell “Bota sot”.

Njoftim i plotë

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Listës Serbe, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kolegji i Gjykatës Supreme në seancën e datës 4 nëntor 2021 ka vendosur lidhur me ankesën e subjektit politik Lista Serbe, paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), A.nr.725/2021, të datës 31.10.2021, duke e refuzuar atë si të pabazuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat