Rama akuzon Vitinë se po përdorë qeverinë për të marrë pushtetin në Prishtinë

Aktuale

Rama akuzon Vitinë se po përdorë qeverinë për të marrë pushtetin në Prishtinë

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 13:27
Përparim Rama

(E plotësuar 14:19) - Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Arben Vitinë se po përdorë qeverinë në përpjekje për të marrë pushtetin në kryeqytet.

Në një konferencë për medie, Rama tha se kryeministri Albin Kurti duhet të përdorë pozitën e tij për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve dhe jo të humbas kohë duke xhiruar video me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës.

Rama: Në mungesë të projekteve, Vitia po e përdorë qeverinë në përpjekje të marrë pushtet

“E ftoj zotëri Kurtin që pozitën e tij si kryeministër ta përdorë për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve dhe jo të humbë kohë duke gjiruar video-spot me zotëri Vitinë. Kjo e bënë të qartë se Vitia në mungesë të projekteve konkrete për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të Prishtinës po e përdorë qeverinë në përpjekjen e tij të marrë pushtet. Jam kurioz të shoh se a do të vijë Vitia vetëm në përballje për Prishtinën apo do t’i lejohet të marrë edhe kryeministrin me veti”, tha ai.

Lidhur me koalicionet e mundshëm për balotazhin e 14 nëntorit, Rama tha se koalicione formale me parti politike nuk do të ketë, por secili është i mirëseardhur të kontribuojë në programin e tyre.

Rama: Çdokush që është qytetarë i Prishtinës është i mirëseardhur të kontribuoj në programin tonë

“Projekti ynë, programi ynë është Prishtina për të gjithë dhe ashtu e kemi bërë edhe fushatën. Është për çdo qytetarë të Prishtinës, duke marrë parasysh edhe partitë politike. Të gjithë ata janë qytetarë të Prishtinës dhe janë të mirëseardhur të kontribuojnë në programin tonë. Jemi të hapur të diskutojmë për programin tonë”, shtoi Rama.

Në konferencën e së premtes për medie, Rama shpalosi edhe planin e tij për lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

Rama: Ky rigjenerim i zonës do të fillojë me projektin e tulltores

“Sot Kodrën e Trimave e shoh si portën e qytetit që do të përfaqësojë të arriturat më të mëdha të rigjenerimit të qytetit të Prishtinës. Ky rigjenerim i zonës do të fillojë me projektin e tulltores që do të shndërrohet në muze të artit modern. Në këtë pikë do të krijohet një parking nëntokësor me një platformë urbane që do të lidh Kodrën e Trimave me qendrën”, theksoi ai.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia ka marrë 42.3 përqind të votave, ndërsa Përparim Rama i LDK-së, 29.35 për qind.

​Rama: Vitia po përdorë qeverinë në përpjekje për të marrë pushtet

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka shpalosur planin për lagjen Kodra e Trimave.

Në një konferencë për medie, ai tha se në ketë lagje do të ketë parking nëntokësor dhe plan urban për rigjenerimin e zonës.

Ai bëri thirrje kryeministrit Kurti që të merret më shumë me mirëqenien e qytetarëve, e jo të përdorë pushtetin për t'i ndihmuar Arben Vitisë të marrë pushtet.

"Zoti Vitia në mungesë të projekteve konkrete po e përdorë qeverinë në përpjekjen e tij për të marrë pushtet", tha ai.

I pyetur për koalicionet parazgjedhore, Rama tha se gjitha partitë janë të hapura të bashkëngjiten në programin e tyre, por koalicione konkrete nuk do të ketë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat