Rikthehet rrjeti i kazinove ilegale në Karaçevë të Kamenicës?

Aktuale

Rikthehet rrjeti i kazinove ilegale në Karaçevë të Kamenicës?

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Një shtetas serb po zhvillon veprimtarinë e bixhozit duke ia paguar qiranë rreth 800 euro në muaj një kosovari për një parcelë toke ku është ngritur objekti për lojërat e fatit, kanë thënë banorët e zonës në kushte anonimiteti për një media vendëse.

Në një prononcim për media ish- kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli i cili është edhe banor i fshatit Karaçevë ka pohuar praninë e kazinove në atë pjesë.

“Rrjeti i kazinove ilegale në fshatit Karaçevë është kthyer sërish. Aktualisht janë 3 kazino aktive në po të njëjtat vende ku kanë ekzistuar edhe më parë”, tha Surdulli.

Media ka provuar të flas edhe me kryetarin aktual të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, por nuk ka marr përgjigje.

Lidhur me këtë nga Administrata Tatimore e Kosovës thanë se prej shfuqizimit të Ligjit të Lojërave të Fatit ATK-ja nuk ka kompetencë për t’i monitoruar lojërat e fatit dhe kazinotë.

Zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyqi- Sefa,  tha se ATK-ja më nuk ka kompetencë ligjore për t’i monitoruar lojërat e fatit dhe kazinotë.

“Pas shfuqizimit të Ligjit të Lojërave të Fatit dhe kompetencat që ka pasur institucioni i Administratës Tatimore të Kosovës për këtë veprimtari, ATK më nuk ka kompetencë ligjore për t’i monitoruar lojërat e fatit. Zyrtarët e ATK-së nuk do të jenë pjesëmarrës në çfarëdo ngjarje të tilla, që mund të organizohen në të ardhmen”, tha Zëdhënësja ATK-së.

Kujtojmë se Policia e Kosovës kishte mbajtur një aksion më 19 shtator të vitit të 2020 në fshatin Karaçevë për kazinotë ilegale ku kishte arrestuar 33 persona, prej tyre 10 persona ishin zyrtarë policorë te shtetit të Kosovës.

Prej këtij aksionit Njësitë Policore kanë sekuestruar aparate të lojërave të fatit, rreth 120 gjedhe, si dhe gjësende të ndryshme si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat