Amerika nuk e ftoi Kosovën në Samitin e Demokracive, reagon Arbana Xharra - ka disa fjalë për këtë rast

Aktuale

Amerika nuk e ftoi Kosovën në Samitin e Demokracive, reagon Arbana Xharra - ka disa fjalë për këtë rast

Nga: A.M Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 18:20
Arbana Xharra

Gazetarja Arbana Xharra ka reaguar pasi Amerika nuk e ftoi Kosovën në Samitin e Demokracive.

Ajo e vlerësoi si shqetësuese mospërfshirjen e vendit tonë në këtë samit.

“Një vend si Kosova që është konsideruar edhe prej armiqve tanë si aleat i fortë i Amerikës, nuk ftohet në Samitin e Demokracive organizuar nga presidenti Biden. Mospërfshirja e vendit tonë në këtë samit të ftuar nga Shtëpia e Bardhë është shqetësuese”, shkroi Xharra në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Nje vend si Kosova qe eshte konsideruar edhe prej armiqve tane si aleat i forte i Amerikes, nuk ftohet ne Samitin e Demokracive organizuar nga presidenti Biden. Mosperfshirja e vendit tone ne kete samit te ftuar nga Shtepia e Bardhe eshte shqetesuese. Fatkeqesisht ne skenen politike ne Kosove asnjehere nuk ka pase me shume disponim per injorim te Amerikes. Tash me qe eshte “rregulluar jeta ne Kosove, ka me shume investime, burgjet jane mbushur me hajna, dhunuesit e grave dhe çikave marrin denimin e merituar, vizat jane hequr nga BE-ja, pagat jane rrite, standardi i jetes eshte dukshem me i larte, shkollat dhe spitalet asnjehere me mire s’kane qene, demokracia ne kulm, s’ka rendesi qysh i kemi punet me Ameriken!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat