Kandidati i PDK-së: VV-së i kemi bërë ofertë për koalicion

Aktuale

Kandidati i PDK-së: VV-së i kemi bërë ofertë për koalicion

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 19:00
Ferit Idrizi

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se për në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen më 14 nëntor u kanë bërë ofertë për koalicion të gjitha partive që janë në këtë qytet.

Ai ka deklaruar se për koalicion i kanë kërkuar bashkëpunim edhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke shtuar se ai vet ua ka dërguar ofertën.

“Unë kam hyrë i vetëm në këtë garë, koalicionin e kam bërë me qytetarët. Kemi në plan koalicionet, ju kam bërë ofertë të gjitha subjekteve politike përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje të cilëve ua kam dërguar personalisht në selinë e tyre ofertën për koalicion.

“Nga ata pres një përgjigje, deri tani nuk kemi bërë ndonjë koalicion zyrtar, jemi në bisedime, nga ana jonë disponimi dhe vullneti im është që të hyjmë në garë me LVV-në, pasi në Vushtrri kanë një strukturë me të rinj të cilët janë shumë të përgatitur”, ka thënë Idrizi.

Ai ka folur edhe për programin e tij për qytetarët e Vushtrrisë, duke shtuar se në target e ka rininë.

“Programi ime e ka në target rininë, përgatitjen e tyre për punë dhe mbështetjen e bizneseve të rinjve dhe grave. Zhvillimi ekonomik dhe diaspora këto janë dy komponentë që nuk i ndajmë. Ideja është të krijojmë sinergji mes bizneseve vendore dhe atyre të diasporës, gjithsesi duke u lënë hapësirë edhe investimeve direkte të jashtme të kompanive të ndryshme. Do të krijojmë një zonë ekonomike do të përgatisim të gjithë infrastrukturën, dhe pronat falas do tua ofrojmë bizneseve provuese. Kemi menduar përmes arsimit profesional ti përgatisim të rinjtë në për tregun e punës në ato profile që i kërkon tregu i punës”.

Idrizi ka theksuar se ata do të punojnë edhe për përmirësimin e gjendjes së shëndetësisë.

“Do të mbulojmë tërë territorin me mjek dhe infermierë, do të bëjmë rajonin e shërbimeve primare shëndetësore, digjitalizimin e shërbimeve shëndetësore si dhe mantelbardhëve u kemi premtuar një shujtë të ngrohtë”.

Kandidati i PDK-së ka thënë se do të rregullojnë edhe problemin me ujë të pijes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat