Rama: Vetëvendosje ka tentuar ta kopjojë programin tonë

Aktuale

Rama: Vetëvendosje ka tentuar ta kopjojë programin tonë

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 23:47
Përparim Rama

Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka thënë se kundër kandidati i tij ka kopjuar copëza te programit të tij.

“Ridefinimi i qendrës, pikat e parkingjeve dhe gjuha e përdorur si platforma urbane janë vetëm disa nga pjesët që Vetëvendosja ka tentuar ta kopjojë programin tonë”, ka thënë Rama në Prime Time të Kanal 10.

Rama  tha se në raundin e dytë, pret përkrahje nga të gjithë kryeqytetasit, ngaqë sipas tij e ka program origjinal, i cili është një mundësi e mirë për të gjithë në Prishtinë.

Ai, më të tej tha se nuk ka qëllim dhe nuk synon asnjë pozitë politike, por fokusi i tij është që 100% të merret me qytetarin e Prishtinës dhe me transformimin e rrënjësishëm të kryeqytetit për të mirën e përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat