“Dikur shiste shalqi në Serbi - si ua mbylli Zaev, gojën shqiptarëve para ndërkombëtarëve?”

Aktuale

“Dikur shiste shalqi në Serbi - si ua mbylli Zaev, gojën shqiptarëve para ndërkombëtarëve?”

Nga: A.ZH Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 20:50
Zoran Zaev

Njohësi i çështjeve politike Skënder Karaçica, ka komentuar dorëheqjen e Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka akuzuar Zaevin, se ua kishte “mbyllur gojën” shqiptarëve në pushtet, që të mos flitej për çështjen e “pazgjidhur” shqiptare, para ndërkombëtarëve, përcjell Bota sot.

Karaçica, poashtu ka përmendur edhe raportet “vëllazërore” të Zaevit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Analisti ka kërkuar nga partitë shqiptare të ndryshojnë kursin politik dhe të punojnë për çështjen shqiptare.

Reagimi i Karaçicës, dërguar në “Bota sot”:

Djali i Strumicës, Zoran Zaev, dikur shiste bostan nëpër qytetet e Serbisë!

Kryeministri i Maqedonisë së (Veriut), Zoran Zaev paska dhënë dorëheqje nga detyra e të parit të qeverisë në Shkup. Ky u bë lajm i ditës dhe pa hamendje po theksojmë se kjo është lojë politike se jo mahi.

Djali i Strumicës, Zoran Zaev, dikur shiste bostan (shalqi) nëpër qytetet e Serbisë dhe tashmë e kemi parë nga afër se si ka nostalgji për shtetin me “marrëdhënie vëllazërore” me Serbinë e Aleksandër Vuçiqit.

Shqiptarët, përmes partive politike dhe të koalicioneve sa për pak pushtet, i pati rehatuar dhe ua mbylli gojën që para faktorit ndërkombëtar (BE-SHBA) mos të flitet për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut!

Zoran Zaev po e luan lojën e mirë politike, sa herë që merr golat nga mesi i fushës (politike në Shkup)! Ndërkaq, partitë politike shqiptare kanë mbetur duke u shtyer me bërryla se kush do të jetë i pari në “krye të vendit” në fund të korridorit të qeverisë në Shkup.

Parti politike shqiptare, ndryshojeni kursin politik dhe tash e tutje duhet të merrni udhën me një kahje (kombëtare), ndonëse e pranoni ose jo, çështja shqiptare ka mbetur e (pa)zgjidhur në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut(!).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat