Cakolli: Jokorrekte nëse Qeveria i merr meritat për vete e ua lë kritikat paraardhësve

Aktuale

Cakolli: Jokorrekte nëse Qeveria i merr meritat për vete e ua lë kritikat paraardhësve

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 14:32
Eugen Cakolli

Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Demokraci (IKD) ka thënë se nëse Qeveria lavdërohet për përparimin dhe zhvillimet e bëra brenda një periudhe të caktuar kohore, atëherë duhet të mbajë përgjegjësi edhe për ngecjet e gjërat negative gjatë asaj periudhe.

Ai ka thënë se është jokorrekte nëse Qeveria merr meritat për vete dhe ua lë kritikat paraardhësve.

“Nëse Qeveria lavdërohet për progresin dhe zhvillimet pozitive brenda një periudhe të caktuar kohore, ajo duhet mbajtur përgjegjëse edhe për ngecjet e problemet tjera – brenda po të njëjtës periudhë kohore.

Të vepruarit ndryshe – duke i marrë vet meritat e duke ua lënë paraardhësve kritikat –në rastin më të mirë është jokorrekte, e në rastin më të keq veç për konsum ditor politik”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat