Podujeva do të ketë rinumërim total të votave, ky është reagimi i parë nga PDK

Aktuale

Podujeva do të ketë rinumërim total të votave, ky është reagimi i parë nga PDK

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 11:07
Sejdi Hoxha

Sejdi Hoxha nga PDK-ja përmes një postimi në facebook ka thënë se vendimi i PZAP-së që Podujeva të shkon në rinumërim total të votave është vendim i drejtë, por e ka quajtur si një shembull të rëndë për demokracinë.

Hoxha ka konsideruar se Kosova duhet urgjentisht ta ndryshoi mënyrën e numërimit të votave.

Postimi i plotë:

Zgjedhje demokratike, apo emërim i kandidateve për deputet apo në këtë rast për asmable komunale?

Ndërhyrja e komisionarëve , vëzhguesve apo edhe e zyrtarëve te larte te partive politike për te privilegjuar jashtëligjshëm kandidat te caktuar ne zgjedhje është vepër e rende penale dhe cenim i demokracisë.

Në Kosovë është krijuar bindja që nuk ke pse hynë në lista zgjedhore nëse nuk ke komisioner në qendra votimi kjo është shumë shqetësuese për demokracinë tonë të re.

Një pjesë e madhe ekspertëve të mirë sot nuk dëshirojnë as të hyjnë në lista zgjedhore për shkak të kësaj bindje, e kjo ndikon pastaj edhe në kualitetin e përfaqësimit të partive politike në institucionet e vendit.

Vendimi i PZAP-se qe Podujeva te shkon ne rinumërim total te votave për mua vendim i drejtë, ama shembull i rëndë për demokracinë.

Kosova duhet urgjentisht ta ndryshoi mënyrën e numërimit të votave, ndikimi i njerëzve duhet të jetë sa më minimal, vetëm në këtë formë do ti ndihmojmë demokracisë dhe meritokracisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat