Rreth 90% e vendvotimeve në këto dy komuna shkojnë në rinumërim

Aktuale

Rreth 90% e vendvotimeve në këto dy komuna shkojnë në rinumërim

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka vendosur që rreth 500 vendvotime të shkojnë në rinumërim.

Burime brenda PZAP-së kanë bërë të ditur se komunat ku do të rinumërohen votat janë Shtimja dhe Mitrovica e Jugut.

“Rreth 90 përqind e vendvotimeve në këto dy komuna do të shkojnë në rinumërim”, ka thënë ky burim.

PZAP ende nuk ka dalur me vendim zyrtar, por është çështje orësh kur këto vendime do të publikohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat