Ligjet që ka marrë Serbia për Kosovën kërkohet të shpallen të pavlefshëm

Aktuale

Ligjet që ka marrë Serbia për Kosovën kërkohet të shpallen të pavlefshëm

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 15:58
Shkodran Imeraj

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës për kryetarin, kryesinë dhe gjitha grupet parlamentare shqiptare dhe Komisionin për Legjislacion, si dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, një kërkesë me shkrim për hartimin dhe miratimi i ligjit për të i shpallur të pavlefshëm të gjitha ligjet, vendimet dhe aktet nënligjore që ka marrë Serbia për Kosovën nga marsi 1989 deri në qershor 1999.

Kjo kërkesë iu është dërguar të parit të Qeverisë, Albin Kurti, kryetarit të kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, por edhe partive si Abelard Tahiritm Mimoza Kusari Lila, Arben Gashit, Besnik Tahirit si dhe Adnan Rrustemit.

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës të degës në Deçan, Shkodran Imeraj, tregon se në shkresën e dërguar kanë kërkuar që vendi ynë të nis hartimin e ligjit për distancimin e vendimeve që ka marrë Serbia për Kosovën gjatë periudhës së marsit 1989 deri në qershor të 1999.

Imeraj: Lidhja e Historianëve të Kosovës, dega në Deçan ka dërgu zyrtarisht shkresë kryeministrit Kurti

“Nga ata kemi kërkua që Kosova të nis të hartojë ligjin për distancimin prej vendimeve dhe ligjeve, dhe vendimeve të tjera që ka marrë Serbia për Kosovën në periudhën 1989 deri më 1999”, ka thënë ai

Më tutje ai shpreh edhe arsyet e dërgimit të kësaj shkrese

Imeraj:Kosova po sfidohet me legjislacionin e Serbisë

“Arsye pse iu kemi dorëzuar shkresa është se tashmë Kosova po sfidohet me legjislacionin e Serbisë, siç është rasti konkret me rastin e Manastirit të Deçanit po mundohet t’i ndërmerr pronat e ndërmarra ’Piko’ dhe ‘Iliria’ dhe rasti i dytë është kisha në kampusin e Universitetit të Prishtinës, e cila tashmë është në luftë juridike me Universitetin e Prishtinës për të marrë pronësinë e pronës që e ka marrë në bazë të vendimeve të Millosheviqit. Pra ne sot i kemi dërgua shkresë, presim një reflektim nga kryeministri dhe shpresojmë që kryeministri edhe organet e tjera legjislative do ta nxjerrin ligjin për distancim, ligj të veçantë apo ligj special sidoqoftë që do të titullohet dhe Kosova të distancohet nga ato ligje dhe institucionet e vendit tonë të mos nxjerrin vendime skandaloze siç është rasti i vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila i ka falur pronat e Manastirit të Deçanit”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat