A do të dalë në debat me Ramën, flet Vitia

Aktuale

A do të dalë në debat me Ramën, flet Vitia

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 16:55
Arben Vitia

Kandidati për kryetar komune të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia nuk është i sigurt nëse do të dalë apo nuk do të dalë përballë në debatë me kundërkandidatin e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama.

Rama dhe Vitia do të shkojnë në balotazh këtë të dielë, por ky i fundit theksoi se për t’u përballur me Ramën mund t’i dalë ndonjë ”problem”

“Këtu është një problem tjetër, sepse këtu duhet të flasim edhe me shtabin, edhe me zyrën për media në Lëvizjen Vetëvendosje, shtabin e qendrës”, tha Vitia.

Ai tha se është mirë që të ketë debat për t’i ballafaquar edhe programet.

“Nëse nuk është aranzhuar diçka dhe përshtatet, natyrisht se po, sepse mendoj që në këtë situatën që jemi, ku ballafaqohemi vetëm dy kandidatë, qytetarët kanë të drejtë që në ballafaqim të marrin dhe të nxjerrin më të mirën dhe të shkojnë drejt vendimit të tyre se për kë do të votojnë pastaj në bazë të programit dhe ballafaqimit të programeve”, theksoi tutje Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat