Fillon rinumërimi i rreth 500 vendvotimeve për Kuvende Komunale

Aktuale

Fillon rinumërimi i rreth 500 vendvotimeve për Kuvende Komunale

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 17:44
Valmir Elezi

Rreth 500 vendvotime që u takojnë zgjedhjeve për Kuvende Komunale të 17 tetorit, kanë filluar të rinumërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Kështu ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pas më shumë se 350 ankesave të paraqitura në këtë institucion nga kandidatët për Kuvende Komunale kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë se rinumërimi do të vazhdojë deri në mesnatë, për të vazhduar më pas mëngjesin e së martës.

“Besojmë se Brenda disa ditësh do të kryhet i gjithë rinumërimi I këtyre vendvotime, ku më pas rezultatet që dalin nga ky rinumërim do të paraqiten në rezultate që i certifikon KQZ-ja”, deklaroi Elezi me rastin e fillimit të rinumërimit të votave.

Nga ky numër i vendvotimeve që do të rinumërohen, rreth 450 janë vendvotime të rregullta, ndërsa janë përfshirë edhe dengje të votave me kusht dhe atyre me postë.

Bëhet fjalë për 10 dengje të votave me kusht nga Mitrovica e Jugut dhe tetë për Podujevë, si dhe disa dengje të votave nga jashtë Kosovës që u takojnë komunave Mitrovicë e Jugut, Podujevë, Pejë dhe Prizren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat