A do të hyjë në koalicion Arben Vitia në garën për Prishtinën?

Aktuale

A do të hyjë në koalicion Arben Vitia në garën për Prishtinën?

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 22:03
Arben Vitia

Këtë të diele në mesin e disa komunave që do të votojnë për raundin e dytë të zgjedhjeve është edhe Prishtina.

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga VV-ja, Arben Vitia ka qenë sonte i ftuar në RTV21 dhe ka folur në lidhje me këtë temë.

Vitia ka theksuar se nuk ka biseduar ende me asnjë parti politike për ndonjë koalicion të mundshëm. Mirëpo la të kuptohet se nuk e përjashton si mundësi.

Kujtojmë që, në këtë komunë në balotazh janë Arben Vitia nga VV-ja me Përparim Rama nga LDK-ja.

Nga raundi i parë i zgjedhjeve, Arben Vitia i kishte marrë 42.5% të votave ndërsa, Përparim Rama 29.2% të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat