“Vetëvrasje” – komenti i Sveçlës për rastin e ish-doganierit Luan Berisha

Aktuale

“Vetëvrasje” – komenti i Sveçlës për rastin e ish-doganierit Luan Berisha

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 23:17
Pamje nga video

“Vetëvrasje”, është dëgjuar duke thënë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, për rastin e doganierit Luan Berisha që ndërroi jetë në muajin prill të këtij viti. Vdekja e tij është cilësuar e dyshimtë dhe ndodhet ende nën hetime nga Prokuroria e Shtetit.

Laura Berisha, motra e të ndjerit Luan Berisha, i cili ishte gjetur i vdekur më 17 prill në lagjen Vetërnik, derisa ishte zyrtar i Doganës, i ndërpreu rrugën kryeministrit Albin Kurti me vartësit e tij.

Berisha kërkoi nga qeveritarët informacione, për siç e quajti ajo, vrasjen e vëllait.

Ministri i Financave, Hekuran Murati i tha se me këtë duhet të merren organet e rendit.

Ndërsa, kur motra e të ndjerit u largua ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i dha sqarime kryeministrit Kurti duke i thënë se Luan Berisha u vetëvra.

Por, edhe pas 7 muajve nga Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk e pohojnë as mohojnë asnjërin version, veç se thanë se janë duke bërë hetime në koordinim me policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat