LDK arrin koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje në këtë komunë

Aktuale

LDK arrin koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje në këtë komunë

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 23:35
Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës në Dragash ka nënshkruar sot marrëveshje për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në rrjete sociale të faqes zyrtare të degës së LDK-së në këtë komunë.

“Arrihet marrëveshja e koalicionit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)- Dega Dragash dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV)- Qendra Sharr. Na priftë e mbara!”, thuhet në postim.

Në raundin e parë të zgjedhjeve në këtë komunë, kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini, ka marrë 34.76% të votave. Kundërkandidati nga ana e PDK-së, Shaban Shabani ka marrë 33.69%.

VV ka marrë 17.75%.

Raundi i dytë do të mbahet më 14 nëntor.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat