Përparim Rama: Kam votuar Shpend Ahmetin

Aktuale

Përparim Rama: Kam votuar Shpend Ahmetin

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 00:03
Përparim Rama

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës Përparim Rama, në një debat politik, ka rrëfyer për ofertën për t’u kthyer në Kosovë dhe për t’iu futur garës për Prishtinën.

I ftuar në “Debat Plus” ai tha se kishte menduar se LVV punon në interes të popullit, gjë e cila sipas tij nuk doli të jetë kështu.

“Kam jetuar në Londër për 30 vite dhe në e shohim Kosovën gjithë së bashku. Ne mundohemi të ndihmojmë popullin. Për fat të keq kemi parë politikat e partive tjera në një formë apo tjetër nuk e shohin interesin e popullit. Vetëvendosja është një shembull i tillë. Unë kam ardhur dy herë dhe e kam votuar Shpendin sepse kam besuar vërtet në ndryshim dhe përmirësim të kushteve të qytetarëve. Unë nuk e fsheh këtë gjë”, është shprehur Rama.

Tutje ai tha se LDK pas 14 shkurtit ka dëgjuar zërin e elektoratit dhe është reformuar me Lumir Abdixhikun.

“Ai më ka ftuar mua për këtë garë përkundër interesave të brendshme partiake. Ai ka parë jashtë partisë në këtë rast për të mirën e popullit dhe qytetarit të Prishtinës. Për këtë arsye unë kam ardhur në Kosovë, jam takuar me të dhe kam vërtetuar se vërtet ka qëllime të tilla”, ka bërë të ditur kandidati i LDK-së për Prishtinën

Rama tha se për Prishtinën është bindur se LDK e ka seriozisht reformimin e partisë.

“LDK është një shtëpi e prishur, por me një potencial fantastik për t’u transformuar e lulëzuar. Është pikërisht LDK që ka dashur të reformohet dhe më kanë shti të besojnë se e kanë reformimin vërtet”, deklaroi më tej ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat