Historianët e Deçanit i drejtohen me letër të hapur Qeverisë së Kosovës

Aktuale

Historianët e Deçanit i drejtohen me letër të hapur Qeverisë së Kosovës

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 18:39
Manastiri i Deçanit

Lidhja e Historianëve të Kosovës, “Ali Hadri”- Dega në Deçan, i kanë dërguar zyrtarisht një kërkesë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për të miratuar një ligj përmes së cilit do të hidheshin poshtë të gjitha vendimet që ka marrë Serbia në dëm të Kosovës gjatë viteve 1989-1999.

E gjitha kjo u bë e ditur përmes një postimi në llogarinë zyrtare të kryetarit të kësaj lidhje, Shkodran Imeraj, i cili ka shkruar se është momenti i fundit kur Kosova duhet ta miratojë këtë ligj.

Tutje, historiani nga Deçani ka shtuar se institucionet gjyqësore të Kosovës nuk duhet të sfidohen me ligjet e kohës se Millosheviçit.

“Përveç rasti të Manastirit të Deçanit, i cili po pretendon që t’ i gllabërojë pronat dhe ndërmarrjeve ‘Apiko’ dhe “Iliria”, në rastin konkret kemi edhe Kishën Ortodokse në pronën e Universitetit të Prishtinës, proces i cili po vazhdon në organet tona të drejtësisë, rast i cili ka gjasa të përfundojë si rasti i pronave të  Ndërmarrjet ‘Apiko’ dhe “Iliria”,  thuhet ndër të tjerash në letrën e LHK- Dega Deçan drejtuar kryeministrit Kurti dhe kryeparlamentarit Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat