Rashiq: Nuk ka hapësirë për krijimin e një niveli të tretë të qeverisjes

Aktuale

Rashiq: Nuk ka hapësirë për krijimin e një niveli të tretë të qeverisjes

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 23:50
Nenad Rashiq

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, ka thënë se aksioni i organeve të drejtësisë së Kosovës kundër korrupsionit në disa lokacione, nuk ka pasur ndonjë dobi për qytetarët. Sipas tij, aksioni i 13 tetorit do duhej të zhvillohej ndryshe.

“Unë nuk do ta bëja në atë formë sepse e shoh që ka disa mangësi që është bërë sikur dikush na ka bërë ta bëjmë. Pas çdo veprimi duhet të ketë përmbledhje. Çfarë kemi bërë atje, cilat janë sukseset, çka është në dobi të qytetarëve qoftë të Prishtinës dhe të Mitrovicës nga intervenimi. Unë nuk kam parë ndonjë dobi”, ka thënë ai.

Derisa ka folur edhe për idenë e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Rashiq ka thënë se nuk sheh mundësi të krijimit të tij.

“Nuk e shoh kurrfarë hapësire krijimin e një niveli të tretë të udhëheqjes sepse nuk lejon. Duhet ta ndryshoni një strukturë të tërë të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës që të bëhet një gjë e tillë. Së pari që kjo të krijohet i duhet 1 vit apo një vit e gjysmë për përgatitje ligjore. E vetmja mënyrë mbijetesës, zhvillimit të Kosovës është përmes dialogut, marrëveshjes, qëndrimit të moderuar sepse vetëm ashtu jemi të pranishëm në BE”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat