Zemaj kritikon qeverinë: Po vazhdon ofendimin me lëmoshë ndaj mantelbardhëve

Aktuale

Zemaj kritikon qeverinë: Po vazhdon ofendimin me lëmoshë ndaj mantelbardhëve

Nga: A.SH Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 13:20
Armend Zemaj

Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e mjeteve shtesë për dy muaj për punëtorët shëndetësorë.

Për këtë ka reaguar ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, duke thënë se Qeveria po vazhdon të ofendojë me lëmoshë ndaj mantelbardhëve.

Sipas tij, qeveri e dëshmoi edhe një herë mungesën e dijes dhe vullnetit për përkrahje të merituar të stafit shëndetësor në vend.

Postimi në Facebook:

Dinjiteti i mantelbardhëve – heronjve tanë, as nuk shitet e as nuk blihet.

Qeveria vazhdon ofendimin me lëmoshë ndaj mantelbardhëve, respektivisht heronjve të kohës, të cilët me vetëmohim po vazhdojnë luftën me armikun global Covid-19.

Pra, kjo qeveri e dëshmoi edhe një herë mungesën e dijes dhe vullnetit për përkrahje të merituar të stafit shëndetësor në vend, duke vazhduar ofendimin me lëmosh të caktuar në emër të shtesës prej 10 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat