Von Cramon: Kosova meriton të jetë në Samitin për Demokraci

Aktuale

Von Cramon: Kosova meriton të jetë në Samitin për Demokraci

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 14:31
Viola von Cramon

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon tha se Kosova është dashur të jetë në Samitin për Demokraci dhe se mosftesa ishte gabim i administratës së Bidenit.

Eurodeputetja kësisoj i është përgjigjur në Twitter deklaratës së analistit politik nga Kosova, Agon Maliqi, i cili vlerësoi se Kosova e meriton të jetë një nga pjesëmarrëset në këtë samit.

“Unë pajtohem që Kosova e meriton të jetë në Samitin e Demokracisë, por nuk e kuptoj se cilat arsye sigurie e pengojnë pjesëmarrjen e Kosovës.

Ky është padyshim një gabim i administratës Biden, i cili, shpresojmë se ende mund të korrigjohet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat