Arrijnë nga Sllovenia në Kosovë fletëvotimet për raundin e dytë të zgjedhjeve

Aktuale

Arrijnë nga Sllovenia në Kosovë fletëvotimet për raundin e dytë të zgjedhjeve

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Janë sjellë nga Sllovenia në Kosovë fletëvotimet për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, që do të mbahen më 14 nëntor.

Nga KQZ bëjnë të ditur se janë shtypur 9.87 përqind më pak fletëvotime sesa numri i përgjithshëm i votuesve në 21 komunat ku do të mbahet raundi i dytë dhe se numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto komuna është 1 milion e 260 mijë e 571 votues.

Po ashtu, gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u vendos rinumërimi i qindra vendvotimeve të zgjedhjeve për kuvende komunale ne disa komuna.

Rinumermet u takojnë komunave të ndryshme të Kosovës: Drenas, Viti, Istog, Shtime, Vushtrri, Klinë, Prishtinë, Pejë, Lipjan, Prizren, Gjilan, Malishevë, Deçan, Skënderaj, Kaçanik dhe Fushë Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat