Mustafa për zgjedhjet e 14 shkurtit: Askush s’e priti atë rezultat

Aktuale

Mustafa për zgjedhjet e 14 shkurtit: Askush s’e priti atë rezultat

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 18:27
Isa Mustafa

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaryar se nuk ka pasë kontakte me kandidatët e LDK-së në këto zgjedhje, derisa thotë se kryetarët e komunave ku ka qeverisur deri tani kjo parti duhej të fitonin.

“Komunikim të drejtpërdrejt nuk kam pasë, por kam biseduar me njerëz se si e vlerësojnë ata situatën. Ata që kanë qenë në krye të komunave deri më tani mendoj se të gjithë kanë merituar të fitojnë, sepse vërtet jam i bindur që kanë bërë një punë të madhe. Kandidatët e tjerë kanë marrë një sfidë të cilën duhet ta kapërcejnë sepse është më vështirë që të futesh drejtpërdrejt në garë, ta njohësh kërkesën e komunës ku garon dhe ta marrësh përkrahjen e qytetarëve, sepse është bërë mjaft vështirë edhe komunikimi dhe mënyra e prezantimit të ofertës për qytetarët”.

Por, si e sheh ai rrugëtimin e LDK-së pa Isa Mustafën në krye të saj?

“Unë po mundohem të shoh në një aspekt pa ngarkesa, edhe pse është vështirë njeriu kur shkon prej një vendi të mos jetë pa ndonjë ngarkesë ose dëshirë të veçantë. Mendoj se LDK-ja po shkon mirë, jam mjaft i kënaqur që është një rikthim i mirë tani në zgjedhjet lokale nga zgjedhjet e përgjithshme. Nuk e di a është shprehje e mirë të thuhet “rikthim”, sepse kemi pasë gjithmonë votë stabile në LDK – rreth 180 mijë apo 185 mijë vota qoftë në zgjedhje të përgjithshme apo ato lokale. Ajo që ndodhi në zgjedhjet e përgjithshme e konsideroj si një lloj baloni që askush s’e priti, sepse nuk ka qenë e natyrshme që për një vit LDK-së t’i shkojnë gjysma e njerëzve dhe të votojnë për një subjekt tjetër. Është shumë mirë që pjesa dërmuese e tyre u kthyen aty ku kanë qenë dhe është krijuar një balancë e dobishme politike për vendin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat