Mërgata mobilizohet – fillojnë aeroplanët e parë nga Zvicra për në Kosovë

Aktuale

Mërgata mobilizohet – fillojnë aeroplanët e parë nga Zvicra për në Kosovë

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 18:36
LVV

Mobilizim i vertetë i diasporës shqiptare, sidomos nga Zvicra për të votuar me 14 nëntor të këtij viti, mobilizim ky që na përkujton 14 shkurtin.

Në Zvicër janë dhjetëra pika të VV. Shtabi i Pikës Obersse-St.Gallen që po organizon fluturimin me 13 nëntor njoftojnë mërgimtarët se “aeroplani është mbushur plotë, nuk ka më vend!..”

“Përshëndetje nga Pika Obersse-St. Gallen. Aeroplani ynë u mbush plotë me 112 mërgimtarë. S’ka më vend!.. Kontaktoni pikat tjera të VV për vende të lira, janë në dispozicion aeroplanë tjerë nga Cyrihu, Bazeli, Gjeneva…” kanë deklaruar sot aktivistët e VV nga Pika Obersse-St.Gallen që organizuan udhëtimin me aeroplanë Zurich via Prishtinë me 13 shkurt (ditën e shtunë).

Mobilizim i mirë i diasporës shqiptare për 14 nëntor, mobilizm ky që na e përkujton 14 shkurtin.

“Këshilli organizativ i fluturimit me aeroplanë me 13 nëntor në rundin e dytë të balotazhit për udhëtimin për Prishtinë, Pika Obersee-SG e LVV e Qendrës në Zvicër, në përberje të Kryetarit të Pikës Ilmi Cakolli, Naim Avduli aktivist dhe donatore, Kushtrim Berisha deputet i SP në kantonin e Schëyz, Argjend Shehu nga departamenti i aktiviteteve dhe logjistikës dhe Fatime Graiçevci e Shpresa Rrahmoni-Ida nga gruaja aktiviste kanë përmbyllur me sukseses realizimit të udhtimit duke e mbushur aeroplanin plotë me mërgmitarë (aktivistë e anëtarë të LVV) për të shkuar drejt Prishtinës me kryer obligimin, për të votuar si si qytetar pro kandidatëve në 12 komuna ku LVV është në balotazh…” kanë thënë sot për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch aktivistët e VV me seli në St.Gallen.

Sipas Ilmi Cakollit “është sakrificë e kushtushme duke paguar biletat minimale duke falënderuar donatorëve që po e ndihmuan këtë fluturim me 13 nëntor. Edhe më tutje mërgatës i mohohet, me ligje ekzistuse votimi në ambasada e konsulata të Kosovës krejt kjo për mos marrëveshjet politike që kanë partitë pilitike, e që thirren në emër të mërgatës e jemi me mërgatën. Për të bërë ndryshimin duhet të votohet LVV në 12 komuna ku është balotazh”.

Gjatë vikendit të fundit u nisen aeroplanët e parë drejtë Kosovës të mbushur plotë me mërgimtare për të votuar me 14 nëntor.

Deri të dielën e ardhshme do të jenë edhe 32 fluturime drejt Kosovës nga Gjeneva, Bazeli dhe Zurichu, por qindra bashkëatdhetarë ditëve në vijim do nisen me autobusë e vetura private.

Është kjo mbështetje e fuqishme e radhës nga mërgata për Arben Vitinë,  Alban Hysenin dhe Mimoza Kusari-Lila si dhe të gjithë kandidatët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje në gjithë Kosovën.

Me aktivistët e VV u ndamë duke i lënë duke kënduar: ‘Nëno moj, mos ke frikë se i ke djemtë dhe çikat në Zvicër e Amerikë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat