LDK dhe AAK në balotazh, PDK në Istog merr këtë vendim për koalicion

Aktuale

LDK dhe AAK në balotazh, PDK në Istog merr këtë vendim për koalicion

Nga: P.R Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 18:58
Ilir Ferati dhe Bekë Berisha

Lidhja Demokratike e Kosovës me Ilir Feratin, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Bekë Berishën do të përballen në balotazh më 14 nëntor në Komunën e Istogut.

E Partia Demokratikë e Kosovës, dega në Istog ka marr vendim për koalicionin e mundshëm me njërën nga partitë që janë në balotazh.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së PDK-së në Istog, Ali Nimanaj ka thënë se PDK nuk do të bëjë koalicion me LDK-në dhe AAK-në.

“Në respekt të verdiktit qytetar të shprehur në Zgjedhjet e 17 Tetorit 2021, duke ndjekur edhe frymen e filozofisë tonë politike, të bashkëpunimit qytetar, Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Istog nuk ka asnjë koalicion me asnjërën nga forcat politike që garojnë në raundin e dytë në komunën tonë. Qytetarët e Istogut duhet të jenë të lirë, që me vullnetin e tyre të zgjedhin qeverisjen komunale për katër vitet e ardhshme”, ka thënë Nimanaj.

“Ne do të vijojmë të jemi zëri i qytetarëve, të punojmë bashkë me ta, në zhvillimin e qytetit, në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë, pa dallime dhe mbi të gjitha për të kërkuar përherë qeverisje transaprente”, ka deklaruar ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së PDK-së në Istog, Ali Nimanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat