Idrizi thotë se kandidatura e tij i tejkalon kufijtë partiakë

Aktuale

Idrizi thotë se kandidatura e tij i tejkalon kufijtë partiakë

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 19:40
Ferit Idrizi

Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi ka thënë se kandidatura e tij i tejkalon kufijtë partiakë.

Ai ka thënë se nuk sulmon partitë politike, por vet individin me të cilin është në garë.

“Unë nuk i atakojë subjektet politike, unë i drejtohem individit. Lidhja Demokratike është parti e vlerave, është një partive më të vjetra që ka shumë intelektual. Unë kam qenë aktivist i LDK-së gjatë viteve të ’90 dhe kam punuar jashtëzakonisht shumë dhe tash besoj që një anëtarësi e madhe e LDK-së do të më mbështesë sepse kandidatura ime i tejkalon kufijtë partiakë”, tha Idrizi.

Derisa ka shtuar se nuk ka marrëveshje as të hapur e as të fshehtë me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nuk kemi marrëveshje me Vetëvendosjen. Oferta është e hapur, personalisht e kam dorëzuar ofertën në zyre të Lëvizjes Vetëvendosje se në jetën e përditshme unë i kam miq, i kam shokë, kam raporte të mira”, ka thënë ai.

Ndryshe në Komunën e Vushtrrisë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale që mbahet me 14 Nëntor në balotazh janë: Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ferit Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat