“U vetëvra”, përsëri reagon motra e doganierit të vrarë ndaj Xhelal Sveçlës

Aktuale

“U vetëvra”, përsëri reagon motra e doganierit të vrarë ndaj Xhelal Sveçlës

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 20:36
Konjufca, Sveçla, Kurti dhe Adelina Berisha,

Motra e togerit që kishte mbetur i vrarë në parkingun e doganës, Adelina Berisha, ka bërë një reagim disa ditë pasi tjetra motër ua kishte zënë pritën kryeministrit Albin Kurit dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Në këtë reagim, Berisha thotë se s’ka çka t’u shtojë fjalëve të motrës së saj që kjo e fundit ua tha qeveritarëve në sy. Por, shtoi se deklaratat e ministrit Sveçla e kanë demotivuar familjën.

Tutje, Berisha në këtë reagim tha se premtimet e qeverisë se do ta luftojë krimin e organizuar janë vetëm fjalë boshe.

Kujtojmë se ditën që tjetra motër u doli përpara pushtetarëve, me t’u larguar ajo, Sveçla i tha kryeminsitrit se viktima kishte bërë vetëvrasje.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Adelina Berishës:

Të dashur e shumë të nderuar/a miq e mikesha, përfaqësues/ese te medieve e të shoqërisë civile, në emër timin dhe të familjes sime, duam të ju falenderojmë për ngushëllimet dhe interesimin tuaj rreth vrasjes se vëllaut tonë Luan Berisha.

Kaluan dy ditë nga ballafaqimi i rastësishem i motrës sonë Laura Berisha  me qeveritarët tanë, duke iu kërkuar llogaridhënie rreth hetimit te rastit te vrasjes së vëllaut tanë, e ne kemi pranuar shumë mesazhe mbeshtetëse nga ju por edhe thirrje për ta shtjelluar më në detaje rastin në medie. Përtej asaj që motra jonë Laura e tha para qeveritarëve ne nuk kemi asgje tjetër per të thene, sepse tash e gati 7 muaj nuk kemi asnjë informate nga hetuesia e prokuroria, pervec faktit se ne diten e vrasjes se vellaut tone, nuk kane funksionuar kamerat, jane gjetur 2 plumba, njeri prej te cileve nuk dihet se ku ka perfunduar, si dhe pastrimit te vetures me urdher te prokurorise 1 jave pas ngjarjes.

Megjithate, per te kursyer femijet e familjes, ne kemi vendosur qe rastin ta trajtojme me diskreditet dhe me bindjen se institucionet tona do ta hetojne kete rast, rast ky qe perveq se na ka lenduar shpirtat tane, ka prekur direkt edhe sigurine e vendit. Vellau yne nuk ishte nje qytetar i thjeshte qe u gjet i vrare, ai ishte toger, Udheheqes i njesitit antikontrabande ne Doganat e Kosoves dhe vrasja e tij ndodhi ne parkingun e Doganes ne lagjen Veternik.

Deklarata e Ministrit te Puneve te Brendshme na ka demotivuar dhe na kane bere me dije se pritjet tona se kjo qeveri e re do ta lufoj krimin e organizuar jane vetem fjale boshe. Kete e forcon edhe me shume fakti se deri me sot, 2 dite pas ketyre deklaratve ne nuk kemi asnje pergjigje nga Kryeministri per hapat qe do te ndermarre per ta adresuar ankesen tone rreth deklarimeve te Ministrit Svecla.

Prandaj, te dashur miq e mikesha, organizata joqeveritare qe mereni me drejtesi e ju media, ju lusim te na perkrahni duke u bere presion institucioneve rreth hetimit qe (s)po ndodh per ta zbuluar rastin e vdekjes se vellaut tone. Ndersa, shpresojme qe na mirekuptoni kur ne si familjare po e kemi te veshtire cfaredo prononcimi per kete rast. Do te vij edhe ai moment kur ne do te jemi te gatshem per deklarime tjera publike, ndersa e dijme qe presioni juaj do te ndihmoj ne zbardhjen e rastit dhe ndeshkimin e atyre qe po e pengojne hetimin e tij, perfshire ketu edhe ministrin Sveçla.

Ju falenderojme perseri dhe urojme qe as ne endrra mos ta perjetoni kete neper te cilen po kalojme ne si familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat