Albin Kurti flet për gazjellësin amerikan: Duhet të jemi të kujdesshëm

Aktuale

Albin Kurti flet për gazjellësin amerikan: Duhet të jemi të kujdesshëm

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 21:05
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka folur rreth projektit të gazsjellësit amerikan që u refuzua përkohësisht nga Qeveria e Kosovës.

Ai tha se ky projekt nuk është refuzuar përfundimisht, por duhet të jenë të kujdesshëm duke shtuar se “te politikat energjetike mund të bësh veç gabime të mëdha”.

“Me SHBA-të njerëzit mbase edhe kanë harruar pak, por ne operacionin kryesor që e kemi pasë sivjet është “Defender Europe 2021”. 330 pjesëtarë të FSK-së kanë marrë pjesë, 27 shtete në këtë ndërmarrje më të madhe ushtarake në Evropë me ç’rast në mesin e 16 shteteve nikoqire ishte edhe Kosova. Sa i përket gypave të gazit nuk është menduar që MCC-ja ta financojë atë, prapë është menduar që ne të marrim kredi. Te shpenzimet kapitale MCC-ja do të ndihmonte me 25%, por është ¼ e shpenzimeve kapitale ndërkohë që edhe shpenzimet operacionale janë 60 % të shpenzimeve kapitale. Ne duhet të jemi të kujdesshëm se çfarë çmimi do të paguajnë në fund qytetarët. Nuk është problemi vetëm se si të vendoset gypi Shkup-Prishtinë që ne e ndërtojmë vetë dhe mund ta ndërtojmë më vonë vetë me kredi sërish”, u shpreh Kurti.

“Nuk ka përfunduar kjo gjë, por duhet të jemi të kujdesshëm se çka bëhet më pastaj. Ajo termoelektranë që do ta shfrytëzonte gazin për të prodhuar energji elektrike nuk ka pasë të jetë 2000 megavat por 200 megavat që është 20 % e asaj çfarë na duhet neve. Edhe më tej do të ishte 20 % me ç’rast do të shkonte edhe tetë vjet derisa të ndërtohej. Ne jemi po jemi të kujdesshëm, studim teknik, strategji dhjetëvjeçare për energji dhe përqendrim i madh tek burimet e ripërtëritshme, sepse gazi si tranzicion energjetik jo domosdoshmërisht është rentabël, pra duhet të jemi më të kujdesshëm sepse te politikat energjetike, siç thuhet, mund të bësh vetëm gabime të mëdha dhe jo gabime të vogla”, deklaroi kryeministri teska shtoi se projekti nuk është mbyllur krejtësisht, por për momentin janë të interesuar që fondet e MCC-së më shumë t’i shpien tek burimet e ripërtëritshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat