Rama thumbon Vitinë: Sot e prita edhe Kurtin me ju, mendova se vjen me ju shoqëru

Aktuale

Rama thumbon Vitinë: Sot e prita edhe Kurtin me ju, mendova se vjen me ju shoqëru

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 21:46
Përparim Rama

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, në përballjen me kundërkandidatin e tij nga Vetëvendosje, Arben Vitia, ka thënë se në këtë debat, Vitinë e ka pritur së bashku me kryeministrin Kurti.

“Ne nuk i humbim kohë qeverisë, siç humb kohë qeveria tani me ju, ku e kemi kryeministrin e gjashtë ministra të tejrë të cilët humbin kohë me ju, a nuk janë duke kryer punë të tjera me Kosovë. Unë sot e prita edhe Kurtin këtu, mendova se po vjen me ju shoqëru”, është shprehur Rama.

Tutje, Rama ka paraqitur edhe disa pika të platformës së tij, duke thënë se kanë gjashtë pika kyçe që e lidhin qendrën e kryeqytetit me lagjet për rreth.

Sipas Ramës, njëra prej tyre është pika ku e lidhë lagjën Arbëria me qendrën e Prishtinës, e që sipas tij kostoja për të është 35 milionë euro.

“Njëra prej tyre është ku e lidh Arbërinë me qendrën e Prishtinës. Kostoja e saj për platformën e gjelbër, duke marrë parasysh që aty do të jetë edhe Salla Koncertale, parkingjet nëntokësore është 35 milionë euro”, është shprehur Rama në Rubikon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat