Kurti flet për hapjen e arkivave, ja çfarë thotë për UÇK-në

Aktuale

Kurti flet për hapjen e arkivave, ja çfarë thotë për UÇK-në

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 22:16
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe për hapjen e arkivave të UÇK-së.

Ai ka thënë se UÇK-ja nuk ka asgjë për të fshehur dhe e ka cilësuar atë si ushtrinë më transparente që ka njohur ndonjëherë rajoni.

“Nuk ka dokumentacion të UÇK-së që nuk është bërë film dokumentar, që nuk është bërë Fejton. UÇK-ja është ushtria më transparente që ka njohur, jo vetëm rajoni ynë ndonjëherë dhe në këtë kuptim krejt çka është dokument i ushtrisë tonë çlirimtare është arkivë e Kosovës që ka qenë gjithmonë e hapur për Unmikun, Tribunalin e Hagës, Eulexin dhe për publikun e gjerë”, ka thënë Kurti.

“Serbia dëshiron të aludoj që ju keni gjëra që i fshihni  dhe sështë e vërtetë dhe me këtë ofenzivë të saj ajo dëshiron të mos mbrohet  me faktin se ajo nuk i ka hapur arkivat”, vazhdoi kryeministri.

Kurti ka folur edhe për deklaratat e Besnik Bislimit, duke e mbrojtur veprimin e zëvendësit të tij.

“Nuk mendoj që ka qenë gabim taktik i Besnik Bislimit, unë besoj se ai e ka thënë  të vërtetën dhe më pas e ka sqaruar atë, mirëpo duhet ta kuptoni që Qeveria e Kosovës ekziston për ta kënaqur qytetarin dhe jo opozitën”, tha ndër të tjerash kryeministri Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat