Rama: Në ekipin tim ka emra të VV-së për drejtor!

Aktuale

Rama: Në ekipin tim ka emra të VV-së për drejtor!

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 22:24
Përparim Rama

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se në ekipin e tij në rast të fitores do të ketë edhe anetarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

”E kam listën e emrave, edhe para dy muajsh kam dashur ta bëjë publike këtë, pasi besoj që duhet të jemi transparent në këtë pjesë, por e kam kuptuar sikurse zotëri Vitia, që nuk duan të paraqiten para fitores, për shkaqe të ndryshme.

Kemi pjestarë të partive të ndryshme, edhe të Lëvizjes Vetvëvendosje", tha ai.

Ndërkohë Vitia, ka sfiduar Ramën që ta bëjë publik emrin e zyrtarit të kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat