Vitia flet pas debatit me Ramën

Aktuale

Vitia flet pas debatit me Ramën

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 23:44
Adriatik Kelmendi, Arben Vitia dhe Përparim Rama

Kandidati i Vetëvendosjes për Prishtinën, Arben Vitia, i ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që thotë që i dhanë pas ballafaqimit të parë me kundërkandidatin nga LDK-ja, Përparim Rama, që u transmetua në emisionin Rubikon.

Vitia përmes një postimi në Facebook, ka thënë që do të vazhdojë t’i lexojë edhe mesazhet e tjera që do t’i vijnë.

“Ju falënderoj me përzemërsi për mesazhet e komentet e shumta përkrahëse e inkurajuese në lidhje me debatin e sontëm.

Do të vazhdoj t’i lexoj me kujdes edhe të tjerat që po vijnë e do t’i kem parasysh të gjitha. Jemi bashkë në këtë projekt për Prishtinën”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat