Vrasja në Bellanicë/ Përplasen Hoxha dhe Olluri, shkak Fatmir Limaj

Aktuale

Vrasja në Bellanicë/ Përplasen Hoxha dhe Olluri, shkak Fatmir Limaj

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 14:45
Fadil Hoxha

Fadil Hoxha, djali i Ramiz Hoxhës përmes një shkrese në adresë të T7 ka reaguar ndaj deklarimeve të gazetarit Parim Olluri të bëra në emisionin “Pressing” të datës 3 nëntor 2021 lidhur me rastin Bellanica dhe akuzat që janë bërë për Fatmir Limajn.

Fadil Hoxha thotë se nuk është e vërtetë deklarata e Ollurit se rasti i familjes Hoxha është përdorur nga partitë politike për ta dëmtuar Fatmir Limajn.

“Rasti i familjes Hoxha është përdorë nga partitë politike për me dëmtua një politikan “.GENJESHTER.”, thuhet në reagimin e Fadil Hoxhës.

Derisa thotë se as deklarata e Ollurit se “Limaj kërkon kompenzim për paraburgim”, nuk është e vërtetë, meqë siç thotë Hoxha në reagim se Limaj s’ka mbajtur asnjëherë paraburgim për këtë rast.

Hoxha shton se një rast të tillë nuk e ka përmendur asnjëherë asnjë parti politike, përveç analistëve të ndryshëm nëpër studio.

Në fund Hoxha thotë se kërkon nga Olluri që të ketë kujdes kur flet për një rast të tillë dhe “të mos merret me shpifje dhe propagandë”

 “Pse nuk janë gjetur faktet dhe fajtoret, unë kam shkruar publikisht ku ka qene “defekti”, dhe per qudi kam bere reagimin e pare  ne gazetën Insajderi( ndoshta paskna qene i keqperdorur apo i manipuluar  edhe atëherë nga gazetaret) me date 11.03.2018……Ne, si familje( pra, pa ndihmën e askujt- as te ndonjë partie politike) kemi bere edhe dy emisione ne Drejtësia ne Kosove( rasti Bellanica 1 dhe 2) me 4.11. dhe 17.11.2016.E lus “analistin” qe ti shiqon këto emisione dhe pastaj te del me “analiza” politike!”, përfundon reagimi.

Ramiz Hoxha dhe Selman Binishi nga Malisheva ishin vrarë më 2 tetor 1998. Për këtë Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Limajt para pesë vitesh.

“Rasti ka të bëj me vrasjen e dy civilëve: Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, të cilët me datë 02 tetor 1998, janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari”, kishte njoftuar Prokuroria atë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat