AAK lidh koalicion me PSHDK-në në Gjakovë

Aktuale

AAK lidh koalicion me PSHDK-në në Gjakovë

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 17:09
AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë ka lidhur koalicion me Partinë Shqiptare  Demokristiane të Kosovës për raundin e dytë të zgjedhjeve që do mbahen më 14 nëntor.

Kreu i demokristianëve të Gjakovës, Ferdinand Kolaj, ka njoftuar ditë më parë për KOHËN se ka marrë ofertë nga dy konkurrentët për garën e balotazhit, Ardian Gjini i AAK-së dhe Mimoza Kusari e LVV-së, ndërkaq këtë të enjte sipas njoftimit është marrë vendimi pas konsultave të gjera me bazën dhe qendrën e partisë që të mbështetet Gjini i AAK-së.

“Në mënyrë unanime kemi vendosur që ne si PSHDK të kemi marrëveshje me subjektin politik AAK. Ftojmë elektoratin tonë që të dielën ta mbështesin Gjinin për kryetar të komunës së Gjakovës. Na shkoftë mbarë!”, thuhet në njoftimin publik.

Në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura me 17 tetor, kandidati i PSHDK-së Ferdinand Kolaj u rendit i treti në garën për kryetar komune. Gjini ishte i pari, ndërsa Kusari-Lila e dyta

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat